Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar, i cili ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, Durrës.
“Shtetasi O.P, 26-vjeç banues në fshatin Rrashbull duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80-vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.