Bayern Munichu mposhtet nga Benfica, por kalon tutje

Bayern Munichu ka pësuar disfatë në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube.

Gjiganti bavarez u mposht me rezultat 1-0 nga Benfica me jë gol të hershëm.

Ishte minuta e 13-të e takimit, kur Andreas Schjelderup u asistua prej Fredrik Aursnes për golin e epërsisë.

Bavarezët vazhduan më pas me dominim të takimit, por që nuk kishte efekt.

Leroy (51’) Sane krijoi rastin e parë serioz për Bayernin, por që portieri i Benficas bëri pritje bravuroze.

Joshua Kimmich mendoi se kishte shënuar golin barazimit në minutën e 61-të, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Katër minuta më vonë, Harry Kane kërkoi penallti, pasi u rrëzua në zonë, mirëpo gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.

Lojtarët e Vincent Kompany tentuan me të gjitha forcat që të barazonin rezultatin, mirëpo ishte e pamundur, duke u mposhtur në këtë takim.

Benfica kalon në fazën e eliminimi direkt me shtatë pikë, po ashtu edhe Bayern Munichu që ka një pikë më pak, ndërsa ndeshja mes Boca Junior dhe Auckland City vazhdon të jetë e ndërprerë shkaku i kushteve ekstreme atmosferike.


Shtuar 24.06.2025 23:29