Franca është eliminuar nga Zvicra në Europian, por nëse kjo disfatë mund të dukej e çuditshme më herët, tanimë merr gjithë shpjegimin. Konfliktet e shumta mes lojtarëve shpërthyen me zënkën e familjarëve të tyre.
Asgjë nuk shkon mirë as mes Pogba dhe Rabiot, teksa pas grindjes së prindërve, e kanë vazhduar më tej diskutimin. Sipas raportimit të mediave francez, gjuha e përdorur ka tejkaluar edhe në “WhatsApp”.
Pogba: “Ke ndonjë problem shoku? Nëse ke, ma thuaj. E kuptove?”
Rabiot: “Duhet të mbrojmë veten. Nëse nuk e mbrojmë veten, shkojmë në dreq. Nëse ti nuk do, atëherë lëre futbollin dhe shko luaj ndonjë sport tjetër”.
Pogba: “Çfarë dreqin po thua këtu para të gjithëve? Çfarë do të thuash?”.
Rabiot: “Atë që të thashë, mbylle gojën”.
Ndërkohë është zbuluar edhe biseda e shkëmbyer mes Varane dhe Pavard, një tjetër dyshe që ka pasur probleme në fushën e lojës me pakënaqësi për nivelin e treguar.
Varane: “Pavard, kujdes. Nuk po pozicionohesh mirë kur vjen topi në thellësi të zonës tonë”.
Pavard: “Po e ka fajin edhe Pogba”.
Varane: “Pse?”.
Pavard: “Pogba nuk na ndihmon fare, na la vetëm në këtë m..”.
Varane: “Do flasim edhe me Pogba”