Pas 27 vitesh, Koreja e Jugut heqë ndalimin për regjistrimin e portierëve të huaj

Klubet e futbollit në Korenë e Jugut do të lejohen të regjistrojnë portierë të huaj për herë të parë pas 27 vitesh, duke filluar nga sezoni 2026.

Federata e futbollit e Koresë se Jugut i ndaloi klubet e saj të regjistronin lojtarë të huaj si portierë në vitin 1999, kur kishte tetë ekipe, në një përpjekje për të siguruar që portierët vendas të merrnin kohë të mjaftueshme loje.

Të lidhura

None found

K-League 1 tani ka 12 ekipe, teksa në vitin 2013 prezantoi edhe K-League 2, nivelin e dytë të garave vendore.

Vendimi për t’i dhënë fund ndalimit për portierët e huaj u mor në një takim të bordit të enjten, tha liga koreno-jugore në një deklaratë të premten.

“Bordi mori në konsideratë faktin se lojtarëve të huaj u ishte e ndaluar të regjistroheshin si portierë, një pozicion i specializuar, duke rezultuar në rritje të tepërta të pagave për lojtarët vendas krahasuar me lojtarët e fushës”.

“Numri i klubeve është rritur ndjeshëm që nga koha kur u fut kufizimi për portierë të huaj, kështu që edhe nëse portierët e huaj do të lejoheshin, portierët vendas do të kishin ende kohë të mjaftueshme loje”.

“Si rezultat, nga viti 2026, K-League do të heqë kushtin që portieri duhet të jetë lojtar vendas nga udhëzimet e garave të K-League, të cilat do të vlejnë si për K-League 1 ashtu edhe për K-League 2”, thuhet në njoftim.


Shtuar 21.06.2025 12:30