Aksident në Sarandë/ Makinat përplasen kokë më kokë, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital (EMRAT)

Gjatë mesnatës, një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Sipas informacioneve policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 ku dy automjete, njëra “Audi” SQ5 me targa AB531SZ dhe automjeti tjetër “Toyota” Yaris me targa AB956SG, u përplasën mes tyre.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht Dilaver Halo dhe Rikardo Bello, të dy të moshës 20-vjeçarë, të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar.

Ndërkohë, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.

 


Shtuar 21.06.2025 11:05