Blerje dhe shpenzime me paratë e një biznesmeni/ Prokuroria zbulon kartën e tretë bankare, Meta dhe Kryemadhi nën akuza të reja

Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

Hetimet kanë zbardhur veprimet e një karte tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndyshme.

Sipas burimeve karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga bizmesmeni Adrian Shatku.

Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “ amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.

SPAK pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontraten.

Ndërkohë këtë te premte Meta do të dal para GJKKO-së ku do të kërkojë ndyshimin e masës së sigurisë.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, njofton se: “Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta nuk do të marrë pjesë sot në seancën e GJKKO, ku do të përfaqësohet me avokatin e tij, Z. Kujtim Cakrani.

Z. Meta do të marrë pjesë në çdo seancë të gjykimit në themel për t’u ballafaquar me prokurorët e SPAK dhe me dëshmitarët e Edi Ramës”.


Shtuar 20.06.2025 12:46

Tags: ,