Një vilë dykatëshe pranë plazhit të Durrësit ishte përshtatur si ambient për ushtrimin e prostitucionit nga disa shtetase të huaja.
Katër shtetase kineze janë ndaluar, ndërsa një shtetase angleze, e dyshuar si bashkëorganizatore, është shpallur në kërkim.
Ndaj dhjetë shtetasve të tjerë, përfshirë edhe shqiptarë, janë marrë masa procedurale. Hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet se aktiviteti drejtohej nga jashtë vendit përmes komunikimeve telefonike.
DVP Durrës
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 4″.
Kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase kineze, njëra prej tyre organizatore e kësaj veprimtarie.
Shpallet në kërkim organizatorja tjetër e kësaj veprimtarie, shtetase angleze.