Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Lushnja, ka njoftuar se duke filluar nga java e ardhshme do të mundësohet njësi lëvizëse vaksinimi për personat që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat e ngritura.
“Ftohen të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar që të paraqiten pranë qendrave Shëndetësore ose të njoftojnë përmes mjekut të tyre të familjes. Ndërkohë janë duke u përgatitur njësitë e lëvizshme të vaksinimit. Jemi tashmë në grupmoshën + 50 vjeç dhe do të vijojmë me ditët e hapura të vaksinimit në korrik dhe në gusht që të mundësojmë që gjatë vjeshtës të kemi sa më shumë qytetarë të vaksinuar”, ka thënë Manastirliu./albeu.com