Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai që ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste të dhënë për RTS, ku ka kërcënuar edhe njëherë Kosovën.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se gjërat po ndryshonin në botë, ndaj shtoi se edhe Beogradi do të fitonte mbi Kosovën.

Kur iu kërkua të komentonte mbi incidentet e përditshme në Kosovë, arrestimet dhe deportimet e serbëve dhe vendimet e Prishtinës, Vuçiç tha se Serbia do të fitojë në fund.

“Do të fitojmë edhe në çështjen e Kosovës. Gjërat po ndryshojnë ngadalë në botë. Dhe nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, por në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë,“- tha presidenti Vuçiç.

Por nuk e sqaroi se për çfarë ‘lufte’ e kishte fjalën.


Shtuar 17.06.2025 23:34

Tags: ,