Chelsea ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Los Angeles në kuadër të Grupit D në Kupën e Botës për Klube.
Në minutën e 18-të Noni Madueke rrezikoi portën e Los Angeles, por Hugo Lloris ia mohoi atij golin.
‘Blutë e Londrës’ e gjetën golin e avantazhit në minutën e 34-të përmes Pedro Netos i cili me një driblim të bukur mposhti mbrojtësin kundërshtar për të shënuar për 1-0.
Rastin e parë serioz Los Angeles e pati në minutën e 57-të përmes Denis Bouangas, por goditja e tij u prit me shumë mund nga Robert Sanchez.
Për ta mbyllur çështjen e fituesit u përkujdes Enzo Fernandez i cili në minutën e 78-të realizoi për 2-0 pas asistimit të Liam Delap.
Chelsea ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj Flamengos, teksa fazën e grupeve do ta mbyllë me sfidën ndaj klubit tunizian Esperance./Te