“Rally Albania” – Aventura e 180 garuesve në qytetet dhe fshatrat më të bukur të vendit

Edicioni i 21-të i “Rally Albania” vijon rrugëtimin e jashtëzakonshëm nëpër Shqipëri, ndërsa sot pritet mbyllja e këtij aktiviteti me një ceremoni finale që do të organizohet në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë sot pamjet e këtij aktiviteti sportiv, të cilin e ka etiketuar si “energjia e Rally Albania në edicionin e 21-të”.

Kryeministri Rama shprehet se kjo është “aventura e 180 garuesve nga 24 shtete, në qytetet dhe fshatrat më të bukur të vendit”.

“Rally Albania” është kthyer në një markë dhe në këtë edicion ka krijuar edhe një zgjatim shumë interesant, me rrugëtimin “The Gentelmen rider” që shoqëroi të gjithë pjesën tjetër të parakalimit në shumë prej qyteteve të Shqipërisë.

Një nga kulmet e garës deri tani ka qenë kalimi në Drisht të Shkodrës, që në ditën e parë u përjetua si një ndër më spektakolaret nga pjesëmarrësit.

Për herë të parë, gara përfshin një kategori të dedikuar për vajzat, ku këtë vit garojnë tre pjesëmarrëse, përfshirë edhe një shqiptare.


Shtuar 14.06.2025 18:16