Futet në garë edhe gjiganti i tretë turk për Ardian Ismajlin, lojtari është i lirë pas skadimit të kontratës me Empolin

Ardian Ismajli është gjithashtu edhe në radarin e Trabzonspor, një klub tjetër i njohur në Superligës së Turqisë, përveç interesimit të shprehur më herët nga Galatasaray dhe Besiktas.

Mbrojtësi shqiptar, i cili ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar tre gola për Shqipërinë, po i shqyrton me kujdes opsionet e tij pas rënies së Empolit në Serie B dhe skadimit të kontratës së tij.

Ai ka qenë një nga pikat e forta të mbrojtjes së Empolit me 29 paraqitje gjatë sezonit të kaluar në Serie A dhe tani duket i destinuar të largohet nga klubi italian për të kërkuar një sfidë të re.

Transfermarkt aktualisht e vlerëson kartonin e 27-vjeçarit në 6 milionë euro. Përveç interesimit të Trabzonspor, që po kërkon të përforcojë prapavijën për sezonin e ri, edhe Galatasaray dhe Besiktas kanë shfaqur interes serioz për Ismajlin, duke ndjekur situatën e tij që nga përfundimi i sezonit.

Ismajli po merr kohën e duhur për të vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi aktualisht është i zënë me Shqipërinë ku luan ndaj Letonisë të martën.


Shtuar 9.06.2025 16:24