Kombëtarja e Spanjës po avancon me rezultat 2-1 ndaj Portugalisë në kuadër të finales së Ligës së Kombeve.
Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.
Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.
Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë – a do të arrijë Portugalia të kundërpërgjigjet, apo Spanja do ta ruajë këtë epërsi ose eventualisht ta thellojë atë.