Pas përfundimit të ndeshjes e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare, drejt Aeroportit të Rinasit.
Masat e sigurisë ishin të shtuara, për të garantuar një largim të qetë dhe pa probleme të ekipit.
Pavarësisht tensioneve të mundshme, nuk u shënua asnjë incident gjatë rrugës apo në ambientet e aeroportit.
Skuadra serbe është futur në terminal dhe ka vijuar udhëtimin drejt Serbisë, në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.
Policia shqiptare ka treguar përkushtim maksimal, për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë gjithë procesit të largimit të ekipit.