Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit te Kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramexani, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, teksa së fundmi është emëruar trajner i skuadrës së AEL Limasol, që militon në elitën e futbollit qipriot dhe ka fituar plot 18 trofe.
54-vjeçari, së fundmi drejtoi skuadrën e Yverdon në Zvicër, por nuk mundi të siguronte mbijetesën, për shkak të golavarazhit negativ, teksa e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta me Grasshopers.
Gjatë karrierës së tij, Tramexani, ka drejtuar shumë skuadra si Lugano, Sion, APOEL Nikosia, Livorno, Hajduk Split, Al-Faisali si dhe Istra.
Italiani ka punuar më parë në Qipro. Në sezonin 2018/19, ai arriti suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner deri më tani, duke fituar kampionatin me APOEL nga Nikosia.