Plagoset një person në Sarandë, detajet e para

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personash.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e personave të përfshirë apo shkakun e konfliktit.

Policia ka nisur hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar, për dinamikën e plotë të ngjarjes në orët në vijim.


Shtuar 6.06.2025 11:15

Tags: