Një banesë në Uznovë të Beratit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje. Fatmirësisht në banesë nuk ndodhej asnjë person ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale ndërsa forcat zjarrfikëse mësohet se po punojnë për shuarjen e flakëve.