Vranë 53-vjeçarin për borxhet e të birit, kapen autorët e ekzekutimit mafioz të shqiptarit në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga autorët e vrasjes së shqiptarit në Greqi, në sy të fëmijëve të tij në sheshin Agios Sostis.

Mediat greke shkruajnë se autorët e vrasjes së 53-vjeçarit i cili u ekzekutua janarin e kaluar para syve të fëmijëve të tij në sheshin e Agios Sostis në Neos Kosmos, janë vënë në pranga nga policia greke.

Mësohet se autorët janë një shqiptar dhe një grek, të cilët u dërguan në GADA dhe gjatë ekzaminimit të tyre ata pranuan krimin që kishin kryer. Një tjetër 31-vjeçar është në kërkim në të njëjtën çështje. Motivi i vrasjes ishin mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me djemtë e viktimës.

Autorët, dyshohen se kanë marrë pjesë dhe në një tjetër vrasje dhe rrëmbimi në tentativë kundër një 41-vjeçar. Kjo ngjarje ndodhi në Mars 2020 në plazhin Eden në Paleo Faliro. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 1.07.2021 09:28