Simone Inzaghi komentoi lajmet për të ardhmen e tij larg Interit, pas ofertës së çmendur që ka marrë nga Arabia Saudite:
“Klubi më njeh mirë. Çdo vit ka kërkesa për mua, nga Italia, jashtë vendit dhe Arabia. Në këtë moment do të ishte çmenduri të mendohej për këtë. Një ditë pas finales do të ulemi dhe do të flasim si kemi bërë gjithmonë në këto vite, me një objektiv të vetëm që është e mira e Interit.
Por nëse kushtet janë të mira, do të ecim gjithmonë përpara siç kemi bërë në këto vite. Por nuk dua të flas për të sot, është diçka që nuk ekziston”.