Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv, tha se fitorja Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrolli.
Sipas tij, ky rezultat është si hashashi i vitti 2016, tha gazetari gjatë bisedës me moderatorin e KAFE SHQETO në Syri tv.
Artan Hoxha: Ata që kanë fituar, në këtë rast, ata nxijnë e sterrojnë kaq shumë se nuk dinë çfarë të bëjnë.
Flavio Qarri: Pse janë kështu?
Artan Hoxha: Po se u ka dalë nga kontrolli mor burrë. Si hashashi i 2016. Mendojnë se e kontrollojnë. Po ku kontrollohet ajo. Edhe kjo. Në qoftë se i jep hapësirë aty poshtë për të bërë vota, kur iu numëronin në fund u habitën. Si ka mundësi që shkoi kaq…
Flavio Qarri: Sa mandate deshte Rama në këto zgjedhje?
Artan Hoxha: Shiko, por të marrësh ato të diasporës ai është 96 më vete. Ai e niste nga 74-78, atë minimumin. Ose dyshemenë. Ai kur bëri atë memorandumin e Kuçit ai tha 78-88 dhe tha diku në mes do të jemi. Aty ku ishin mbledh çunat. Elbasani, Fieri, Durrësi dhe futi edhe Dibrën….Në qeshim se nuk qajmë dot. Edhe ata vete nuk qeshin dot.
Flavio Qarri: Arrestimet e SPAK i interesojnë kryeministrit në këto momente. Jep ndonjë mesazh.
Artan Hoxha: Kjo historia me SPAK….
Në bisedë ai ka komentuar përdorimin e krimit dhe bandave në zgjedhje dhe ka shpjeguar evolucionin e krimit në zonën e Durrësit pas operacionit të antimafias italian “Ura”.
Artan Hoxha: “Poja”…U kristalizuan si grupi i Shkozetit dhe ngeli grupi i Shkozetit sepse ne nuk shkojmë menjëherë tek nofka.
Nofka është aty në lagje. O të vihet emri i nënës, emri i dajos, kë ke ti më të shquar aty. Ne rastin konkret shkoi si grupi i Shkozetit e më pas filloi identifikimi.
Eshtë fakt se këtë kanë qenë për një kohë të gjatë në hije aty. Pra … në mbrojtje, nuk kanë qenë në sulm. Si të them se edhe në botën e nëndheshme ka një hierarki, ka ca rregulla. Pra edhe në xhungël është Luani, Leopardi dhe vijnë me radhë kafshët e tjera. Kurse ne kemi vetëm hiena. Dhe Hienat nuk lënë asgjë sipër dhe asgjë poshtë. Në fund hanë njëra – tjetrën. Pra ne e kemi bërë Safari. S’ka më xhungël. I kemi këputur me luanë, me leopard, me barngrënës. I kemi këputur. Ne kemi lënë vetëm hienet që bluajnë çdo gjë çfarë të jetë. Kështu që edhe në rastin në fjalë, kjo ishte një etapë zhvillime e gjithë kriminalitetit në Shqipëri.
Në mandatin e dytë të qeverisjes ata kanë qenë në ngjitje. Në mandatin e tretë kanë qenë në lulëzim. Me kontributin që dhanë në 2021 kanë qenë në lulëzim.
Shiko, ky emri rilindje, si i ka shkuar mendja me e gjet këtë emër. Se këtë janë 4 vjet rilindas e pastaj në zgjedhje direkt socialistë. Pra votën e kërkojnë si socialistë, pushtetin e ushtrojnë si rilindas. Në fakt duhet të ishte e kundërta. Por kështu, në fakt na zuri, ta heqim këtë punë.
Tani të kthehemi tek realiteti. Ne 2013 kur ka ardhur ne pushtet Rama po ta shikosh ne kemi patur një lloj funksionimi tjetër të krimit të organizuar. Bëri operacionin e parë mori lojërat e fatit. Në nëntor – dhjetor vrasjet ndodhën në Tiranë. U akaparuan disa, shpejt e shpejt. Pastaj u bë goditja tjetër operacioni i qershorit ne 2014 në Lazarat që ne shpartalluam Lazaratin por e shpërndamë në të gjithë Shqipërinë.
Më 2016 kishte nja kanabizim kaq të keq. I rrëzuam edhe tullën e fundit të institucioneve që kemi. Bëmë bashkë edhe ata që mbillnin, edhe ata që ruanin, policët. Ajo 2016 na krijoj një problem të madh. Që pas saj të nëndheshmet thonin që paskemi qenë budallenj. Pas kësaj banditët u bënë investitorë, në ndërtim në turizëm, investitorë strategjikë.
Sot jemi në këtë situatë që nuk i kemi më banditë por i kemi investitorë. Dhe ajo që bie ne sy sidomos në 2021, grupet kryesore të cilat u përfshinë në fushatë për shkak të akuzave që u bënë atëherë mazhoranca bëri një gjë, një pjeë të atyre i dërgoi në SPAK, priti edhe zgjedhjet e 2023. Kapi edhe lokalet. Ke parasysh Shkodrën çfarë i bëri. Pastaj filloi ajo goditja me detyrim përcaktim. Ti do shkosh tek vendi por deri këtu. Kur thonë pse me kape mua, i thonë ne e dimë që ke bërë edhe këto por këto s’po ti prekim…Dhe po të shikosh dosjet e para janë çuditërisht të gjithë grupet që janë përfshirë në zgjedhje dhe ne menduam që atyre po u jepet një dërmë e mirë dhe nuk do ti shohim në zgjedhje.
Çuditërisht ishin nga burg këtë radhë. Se si mund të votosh nga burgu për atë që të ka futur në burg ky është rast ekzemplar nuk e ka vërejtur. I kam rënë planetit cep më cep. Po të shkon 90 për qind në burg dhe nga burgu të bësh fushatë, nuk e di se çfarë dhe ndodhi ajo që ka ndodh gjithmonë, shtrëngoje mirë që ai të mos ketë nga të shkojë dhe do të të shërbejë.