Zjarr në Lazarat, flakët rrezikojnë djegien e shtëpive

Një zjarr ka rënë në qytetin e Gjirokastrës, saktësisht në Lazarat, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata.

Burimet për mediat bëjnë me dije se flakët janë përhapur në lagjen Kordhocë, ku për shkak të erës së fortë rrezikohen të digjen disa banesa.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 25.05.2025 17:18

Tags: ,