Italia ka marrë një lajm të mirë.
Selektori italian, Roberto Mancini ka marrë një lajm të mirë sa i përket rikthimit të futbollsitëve.
Sipas “Goal Italia”, kapiteni Giorgio Chiellini është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.
Sipas artikullit, edhe Alessandro Florenzi është rikthyer në stërvitje dhe ka dhënë sinjale pozitive në aspektin e rikuperimit nga lëndimi.
Chiellini u lëndua në ndeshjen e fazës së gurpeve ndaj Zvicrës, ku doli nga loja në min 24′