Dua Lipa ka ndezur edhe njëherë tjetër rrjetet sociale pasi ndau me ndjekësit e saj një moment të ëmbël me partnerin Callum Turner duke treguar për herë të parë edhe unazën e fejesës.
Këngëtarja 29-vjeçare publikoi në Instagram disa foto nga jeta e saj personale, ku spikasnin çastet romantike me aktorin britanik dhe qenin e tyre, Golo. Në një nga fotot më të komentuara, Dua shihet duke buzëqeshur me një martini në dorë, teksa Callum 35 vjeç, i njohur për rolin në “Fantastic Beasts” e puth në faqe me përkëdheli.
Të lidhura
None found
Dua dhe Callum janë në një lidhje prej disa vitesh dhe janë parë së bashku në shumë evente të rëndësishme, por ky postim i fundit duket se shënon një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë.

