Paraditen e sotme, një konflikt i dhunshëm është regjistruar në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë.
Konflikti raportohet se ka nisur fillimisht brenda një lokali dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë dhe persona të tjerë.
Sipas JOQ, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën, duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.
Siç shihet edhe në video, kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sherri mes të rinjve.