Xhafaj tek njësia 10 dhe 11, Pullazi tek 2, Gonxhe tek 6/ Kush e fitoi garën brenda Partisë Socialiste në njësitë e Tiranës

Partia Socialiste, shënoi një fitore të thellë në Bashkinë e Tiranës, me mbi 57 mijë vota në krahasim me koalicionin e opozitës.

Por, krahas garës mes kampeve politike, gara politike brenda llojit ka qenë mjaft e ashpër.

Në 11 njësitë bashkiake të Tiranës, vota është ndarë pothuajse në mënyrë të rregullt mes kandidatëve.

Fatmir Xhafaj, u rendit i pari në njësitë 10 dhe 11, ndërsa Erion Braçe fitoi njësitë 5 dhe 9.

 

 

Florian Pullazi rezultoi fitues, duke u renditur i pari në njësinë administrative nr. 2 në Tiranë. Ai mori 1817 vota, duke lënë pas Olta Xhaçkën me 1286 vota.

 

Më poshtë është renditja e kandidatëve të PS, që kanë dalë të parët në secilën prej njësive administrative të Tiranës:

Njësia 1 Ervin Hoxha 3549 vota

Njësia 2 Florian Pullazi 1817 vota

Njësia 3 Klotilda Bushka 1559 vota

Njësia 4 Blerina Gjylameti 1582 vota

Njësia 5 Erion Braçe 2063 vota

Njësia 6 Blendi Gonxhja 4164 vota

Njësia 7 Etilda Gjonaj 1483 vota

Njësia 8 Mimi Kodheli 917 vota

Njësia 9 Erion Braçe 1210 vota

Njësia 10 Fatmir Xhafaj 1722 vota

Njësia 11 Fatmir Xhafaj 1136 vota

Renditja e listës së hapur, vota preferenciale

 

 


Shtuar 15.05.2025 15:45