Gazment Bardhi “falenderon” shqiptarët për humbjen: Mirënjohje, jam shumë i lumtur

Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj ku janë thirrur urgjentisht nga lideri demokrat Sali Berisha në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Bardhi u shpreh i lumtur që takoi gazetarët ndërsa shprehu mirënjohje për 40 mijë qytetarët e Fierit që e votuan.

“Mirëmbrëma jam shumë i lumtur që po ju shoh pas kaq shumë kohësh. Përveç mirënjohjes me zemër për 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë, sonte nuk kam asnjë koment.

Mirënjohje, dhe vetëm mirënjohje.“


Shtuar 14.05.2025 23:20