Nga murg budist kthehet në një modele (FOTO LAJM)

Iu deshën 10 vjet izolim për të zgjedhur identitetin e tij të vërtetë dhe për të dalë hapur.

Më pas, gjeti kurajon dhe i tregoi botës se ndihej grua dhe nuk ishte vetvetja në trupin mashkullor që natyra i kishte dhënë.

Kështu, Mariko Ugen, i cili në moshë më të vogël ishte një murg budist, i njohur me emrin e fëmijërisë Tenzin, u bë modele, balerinë dhe konsulente makiazhi shkruan tch.

“Jam krenare që jam transgjinori i parë tibetian dhe jo sepse u bëra e famshme, por sepse e di që i kam hapur dyert e suksesit”, thotë Mariko.


Shtuar 16.02.2020 15:48