Zgjedhjet parlamentare 2025/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve

Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.

Sipas burimeve zyrtare, në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.

Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.


Shtuar 13.05.2025 09:18