Përfundon numërimi i votave në bashkitë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë

Në bashkinë Këlcyrë, Memaliaj dhe Tepelenë të qarkut Gjirokastër, ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bashkinë Këlcyrë, janë ka përfunduar numërimi në të 16 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste, ka marrë 1702 vota, ose 58.87 % të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 965 vota, ose 33.38 % të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 101 vota ose 2.49% e votave.

Në bashkinë Memaliaj, ka përfunduar numërimi në të 27 qendrat e votimit, Partia Socialiste, ka marrë 3003 vota ose 63.66%, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë 1444 ose 30.61% të votave.

Në bashkinë Tepelenë, ka përfunduar numërimi në të 22 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste, ka 3214 vota ose 68.15% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1003 vota ose 21.27% të votave, Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet 149 vota ose 3.16% të votave.

 

 


Shtuar 12.05.2025 14:13