Një përplasje fizike ka ndodhur mes të pranishmëve në takimin mbyllës elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.
Klan News raporton se ngjarja ka ndodhur mes disa të rinjve në hyrje të stadiumit të Elbasanit, ku dhe u zhvillua mitingu përmbyllës.
Zyrtarët e Partisë Demokratike i janë përgjigjur interesimit të gazetarit lidhur me ngjarjen, duke u shprehur se ishte vendosur që nga tarraca e stadiumit të hidheshin fishekzjarre. Sipas tyre roja nuk hapte derën e stadiumit me qëllim. Forca politike ka kontaktuar presidentin e klubit dhe ka zgjidhur çështjen, por përgjatë kësaj kohe ka ndodhur dhe konflikti fizik me rojen e subjektit.