Pse fushata e PS-së është e fokusuar në emrin e tij? Edi Rama jep përgjigjen: Nuk është zgjedhje, ashtu duhet të jetë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme është i ftuar në Report Tv, për të folur rreth fushatës elektorale të Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

I pyetur pse është emri i tij në qendër të sloganit të Partisë Socialiste, Rama është përgjigjur se gjithçka është bërë duke parë publikun dhe anketimet që bëjnë.

“Në fletën e votimit është subjekti dhe lideri i partisë. Nga ana tjetër, në të gjithë planetin demokratik, vetvetiu fushata qendërzohet te udhëheqësit e alternativat. Nuk është se është një zgjedhje, ashtu duhet të jetë. Është ndërtuar mbi bazën e leximit të publikut me anketimet dhe forumet që bëjmë dhe është arritur në këtë përfundim, që të jenë të dyja emrat së bashku, siç janë në fletën e votimit ”, tha Rama.


Shtuar 6.05.2025 22:25