Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm

Këtë të hënë, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK.

Xoxa do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Kujtojmë që, Ajola Xoxa, është në hetim në dosjen e Erion Veliajt dhe ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Bashkëshortja e kryebashkiakut, është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.


Shtuar 5.05.2025 11:02