Gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Fier, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se i mungon një vizion i qartë politik, nuk ofron transparencë dhe shmang ballafaqimin publik.
Ai deklaroi se, në vend të një debati të hapur dhe të ndershëm, Rama zëvendëson diskursin politik me shfaqje si kërcimet e Belinda Ballukut, britmat e Ogerta Manastirliut dhe së fundmi, me shfaqjen mediatike të Lamborghinit të Noizyt.
FJALA E BERISHES
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fierit, Lushnjës, Roskovecit, patosit dhe të gjithë të këtij qarku të bekuar, përshëndetjet më të përzemërta, nderimet e mia më të mëdha për ju, njerëz të mrekullueshëm të këtij qarku.
I dashur z.Gazment Bardhi, udhëheqës politik i PD-ASHM në qarkun e Fierit.
Të dashur kryetarë të PD të degëve të këtij qarku. Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. përfaqësues dinjitozë të qytetarëve të qarkut të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë. krenari e vërtet për Fierin, PD dhe Shqipërinë.
Shpreh kënaqësinë e madhe, sepse vij sot tek ju, pasi ju burra dhe gra, djem dhe vajza të këtji qarku dhe në mbarë Shqipërinë, e zgjuat në zemrat dhe mendjene shqiptarëve shpresën që po venitej. Rikthyet tek ata shpresën e madhe.
Rikthyet tek të rinjtë shqiptarë ëndrrën e tyre të bukur shqiptare. Rikthyet në rrugë dhe sheshet e këtij vendi, në zemrën dhe mendjet e shqiptarëve, dritën e fitores më 11 maj. E fitores historike, e ndarjes sonë nga një periudhë ndër më të pamerituarat në histori nga një regjim që, në 12 vite shkretoi Fierin dhe Shqipërinë, më shumë se çdo luftë, çdo pushtim, çdo fatkeqësi natyrore në të gjitha kohërat, nga një regjim, i cili në vend që të mundësonte që shqiptarët nga viti në vit të jetonin më mirë me punë dhe djersën e tyre, bëri që ata të varfërohen, sofra e tyre të pakësohej gjithnjë e më shumë dhe alternative e vetme u mbeti atyre, të marrin rrugët e dheut nga një regjim, kryeministri i të cilit, kur erdhi 12 vite më parë në pushtet, e keni parë, mos e harroni kurrë, kalonte krenarisht nga një studio televizive në një studio tjetër, duke iu treguar qytetarëve të vet hekurat, për t’u faktuar se është biri i një xhelati, që urdhëronte varjen e disidentëve dhe që në një vit, arrestoi 37 mijë shqiptarë për kauza për çështje civile, për të cilat nuk arrestohet kush në botë.
Miqtë e mi! Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj! Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria!