Kryetarja e Kuvendi dhe njëkohësisht drejtuesja politika e PS për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka shprehur keqardhjen në lidhje me atë që i ka ndodhur kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet nënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ajo vlerësoi punën e bërë prej tij në transformimin e Tiranës, ndërsa shtoi se është ka një kontribut të spikatur edhe në Partinë Socialiste.
E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në News24, në lidhje me faktin që mungesa e tij mund të ketë penalizuar fushatën e PS në qarkun e Tiranës, Spiropali u shpreh se strategjia elektorale e PS është ngritur pikërisht mbi punët e bëra në
Tiranë dhe jo vetëm, punë në të cilat ka kontributin e tij edhe Veliaj.
“Pa diskutim që Erioni është njeri me kontribute të spikatura në PS sidomos në qarkun e Tiranës dhe transformimin e Tiranës. Kush thotë ndryshe nuk është i sinqertë. Uroj shumë që të provojë pafajësinë e tij. Keqardhje e madhe si njeri, kolege dhe njeri që ka punuar me të. Presim që organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, të zbatojnë liritë dhe të drejtat individuale.
Nuk mund të bëjmë llogari dhe parashikime të tilla sepse nuk do të ishte e arsyeshme por po punojmë si ekip dhe mbi punët e bëra ndërtojmë strategjitë elektorale. Ne flasim mbi punët tona, përfshirë Tiranën, dhe punët e mira në Tiranë nuk janë bërë vetë por me mbështetjen e PS dhe Edi Ramës dhe pa dyshim edhe bashkisë”, u shpreh ajo.