Pas plot 46 vitesh mungesë në Ligue 1, Paris FC është rikthyer fuqishëm në elitën e futbollit.
Klubi i zotëruar nga grupi i “Louis Vuitton” (LVMH) dhe i mbështetur nga Red Bull (ish-sulmuesi gjerman Mario Gómez është menaxheri i skuadrës) fitoi të drejtën për të qenë pjesë e elitës së futbollit francez pas barazimit 1-1 që morën në Martigues një ditë më parë.
Kështu Parisi do të ketë derbin e tij pas shumë vitesh. I fundit i mbajtur në Ligue 1 ka qenë ai i vitit 1979.
Ky takim do të jetë mjaft interesant edhe për shkak të vendndodhjes së stadiumeve. “Jean Bouin“ tw Paris FC dhe “Parc des Princes” të PSG i ndan vetëm një rrugë.