Këtë të shtunë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Laçit. Policia ka identifikuar 5 të plagosurit, mes tyre të lënduarve është edhe një grua e identifikuar si Angjelina Gjezaj.
E moshuara, shitëse pranë Gjykatës së Kurbinit, ka marrë një plumb në këmbë.
Katër të plagosurit e tjerë janë: Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.
Emrat e të plagosurve
1. Angjelina Gjezaj
2. Amarildo Ndoj
3. Liridon Ismaili
4. Daniel Gjeloshi
5. Geri Bitri
Policia e Lezhës, bëri reagimin e parë duke theksuar se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt i çastit mes disa personave.
Blutë bënë të ditur gjithashtu, se është identifikuar autori i ngjarjes dhe vijon puna për arrestimin e tij.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.