Gjatë natës, një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua në një lagje periferike të Elbasanit. Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”.
Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.
Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.