Në orët e para të mëngjesit të sotëm treth orës 03:55, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse një automjeti.
Sipas informacioneve të para, mësohet se automjeti është në pronësi të shtetases M. K.
Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Informacion paraprak
Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.