Fëmijët që ndihmojnë në shtëpi kanë më shumë gjasa të bëhen të suksesshëm në jetë!

Një studim afatgjatë nga Harvard, që ka zgjatur mbi 85 vite, ka zbuluar një lidhje të fortë mes punëve të shtëpisë në fëmijëri dhe suksesit në jetën profesionale.

Studiuesit vunë re se fëmijët që angazhohen në detyra shtëpiake zhvillojnë ndjenjë më të fortë vetëvlerësimi dhe empatie – cilësi kyçe për arritjet në karrierë.

Këto detyra i mësojnë fëmijët përkushtimin dhe si të punojnë në ekip. Po ashtu, një tjetër studim i publikuar në Journal of Developmental & Behavioral Pediatrics tregon se ata që fillojnë të ndihmojnë që herët kanë më shumë vetëbesim dhe ndjehen më të kënaqur me jetën.


Shtuar 30.04.2025 17:26

Tags: ,