Mbërrin kontigjenti i dytë i vaksinave Pfizer në Kosovë

Në Kosovë ka arritur edhe kontingjenti i dytë i vaksinave të Pfizerit, të blera nga qeveria.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se, kanë arritur sot 106.470 doza të vaksinës së Pfizerit, ndërsa të hënën arritën 81.900.

“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontingjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, shkruan Vitia./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 20:24