Araújo në radarët e Bajernit, lojtari akord me Barçën nëse largohet në afatet e paracaktuara

Ronald Araújo rikthehet edhe një herë në fokusin e Bajernit të Mynihut. Mbrojtësi pëlqehej nga Tomas Tuhel, i cili e kishte vendosur në listën e dëshirave, por largimi i tij nga Bajerni bëri që edhe interesi i klubit të ulej.

Tani me paraqitjet e dobëta të Kim Min-Xhe ekipi bavarez po rikthehet edhe një herë në merkato për të përforcuar repartin e prapavijës. Për të arritur këtë objektiv drejtuesit po vlerësojnë disa alternativa.

Dean Huijsen dhe Xhonatan Tah konsiderohen si profile të vlefshme për kauzën bavareze, por në orët e fundit është vlerësuar ai i mbrojtësit nga Uruguai. Araújo, i cili ka humbur vendin e titullarit te Barcelona, ka një akord të fshetë me klubin sipas të cilit mund të largohet për 65 milionë euro nëse vendos të bëjë diçka të tillë mes 1-15 qershorit.

Kjo lëvizje e Barçës është bërë pasi kërkon që të arkëtojë euro mjaftushëm për të ndërhyrë në merkato, për të përforcuar ekipin për Kupën e Botës për Klube dhe për tu përgatitur për vitin që vjen.


Shtuar 29.04.2025 15:02