“Atij i pëlqejnë burrat, kam edhe fakte”, Ylli tronditet nga letra e gruas që i dërgoi në Ferma VIP

Një tjetër histori tronditëse është ndarë të hënën në spektaklin e Ferma VIP 2.

Në javën që shkoi konkurrenti nga Kosova, Yll Dreshaj, tha se ka qenë i martuar por tashmë ka nisur procesin e divorcit.

Kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer aspak gruas së tij, e cila ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.

Ajo me anë të një letre në redaksinë e Ferma VIP 2 sqaron se me Yllin ka bashkëjetuar vetëm dy javë dhe se janë martuar vetëm në gjendje civile.


Nga ana tjetër, ajo pretendon se arsyeja që Ylli ka kërkuar divorcin është se atij i pëlqejnë burrat dhe se këtë e ka të vërtetuar në disa raste.

Sa i përket këtyre akuzave, Ylli i ka cilësuar sulme të ulëta. Sipas tij shkaku i vërtetë i ndarjes janë prindërit e nuses.


Shtuar 29.04.2025 12:08