Mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren në Bulqizë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike.
“Nuk e godita unë por nipi, ai e bëri për vetëmbrojtje”, ky është deklarimi i Xhelal Mziut, të dhënë para hetuesve të policisë vendore Dibër pas incidentit në Ostren të Dibrës.
Sherri ka nisur rreth orës 13:00 pas një takimi elektoral.
Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhel Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë, janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren.
Në këtë moment, jashtë ka qënë edhe Kalosh Murra, i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.
Në këtë moment sipas policisë se Dibrës, Xhelal Mziu, i është drejtuar me fjalët: “Po ti cfarë po kërkon këtu?
Kjo ka nxitur një debat mes tyre, duke përfunduar ne përleshje fizike