Ditën e sotme në vendin tonë, aarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore-Veriperëndimore, do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin Shqiptar.
Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit, të cilat në zonat Qëndrore dhe Juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin, ku në Qendër dhe Lindje do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale, e cila pritet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.