ONM dorëzon prova të reja shtesë Komisionerit Publik për të ankimiuar konfirmimin në detyrë të Elizabeta Imerajt

ONM dorëzon prova të reja shtesë Komisionerit Publik për të ankimiuar konfirmimin në detyrë të Elizabeta Imerajt.

ONM disa ditë më parë i ka rekomanduar Komisinorëve Publikë që të ankimojnë vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores Imeraj.

Ky rekomandim erdhi ditën që KPK-ja publikoi vendimin e zbardhur për zonjën Imeraj, e cila ishte vlerësuar pozitivisht në të tria kriteret.

Por ekspertët ndërkombëtarë rekomandojnë që ankimimi duhet gjithashtu të përfshijë të tria kriteret.

Në dokumentacionin dërguar Komisionervë publikë nënvizohet se “në gjykimin e ONM-së, vlerësimi i duhur i fakteve dhe rishqyrtimi i të dhënave dokumentare do të bëjë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rrëzojë vendimin e KPK-së dhe ta shkarkojë nga vazhdimi i mëtejshëm i detyrës”./albeu.com

 


Shtuar 29.06.2021 16:08