Këtë të mërkurë, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me gratë në Tiranë.
Në fjalën e tij Berisha i shpreh se; “Ftesa dhe sugjerimi im është të mbahen sa më shumë takime”.
“Historia ka treguar se sado e fortë të jetë censura, sërish është e kapërcyeshme. Fushata e fundit e Donald Trump ka leksionin më të madh të saj takimin me njerëzit,. Ai kishte një censurë të jashtëzakonshme në tërësi nga të gjitha mainstream media, përveç njërit që ishte i lëkundur.
Poll-et ishin humbëset më të mëdha në historinë e njerëzimit sepse dolën mashtruese. 1.6 mld euro u shpenzuan për polle nga kundërshtaret e tij dhe të gjitha përfunduan atje ku duhet të ishin sepse mashtruan kombin amerikan duke shpallur fitues atë që nuk mund të fitonte. Mbështetësit e Trump fituan vetëm duke takuar njerëzit dhe amerikanët.
Ftesa dhe sugjerimi im është të mbahen sa më shumë takime. Cila është gjendja te qytetarët? Është një optimizëm shumë i madh. Në terma reali është 2 kate më i madh se ce mendojmë,. Optimizëm që nuk mbahet mend kur ka ekzistuar. Të shumëfishojmë takimet me qytetarët. Strukturat e PD duhet të jenë në shërbimin tuaj”, tha ai.