Deklaratat e Ramës me të rinjtë/ Klevis Balliu: Mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare është një akt i turpshëm

Ditën e sotme, me anë të postimi në rrjetin social “Facebook”, kandidati demokrat për deputet në qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeminstrit Rama, ku shprehet se mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare, ndaj një akti flagrant në një fjalim kundër edukimit moral të fëmijëve nga Edi Rama, është një akt i turpshëm, është një akt anti-njeri.

“Të reagojmë si shoqëri të largojmë vatrën e këtij helmi të madh shoqëror. Më 11 Maj votojmë kundër këtij që ju kërkon fëmijëve të shohin fotot e tij nudo. Në 11 Maj votojmë për njerëz me moral, për qytetarin, për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, shkruan Balliu.

REAGIMI I KLEVIS BALLIUT:

Mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare, ndaj një akti flagrant në një fjalim kundër edukimit moral të fëmijëve nga Edi Rama është një akt i turpshëm, është një akt anti-njeri.

I cili nxjerr në pah korruptimin e shtetit në qelizë të tij.

Si shoqëri ne duhet të reagojmë ndaj këtij akti të shëmtuar anti familje.

Ashtu siç po bën shoqëria amerikane në pastrimin e kësaj filozofie Sorosiane.

Institucionet e drejtësisë, ato ligjzbatuese dhe ato fetare, duhet të ngrihen në këmbë kundër kësaj filozofie qe ka në palcë prindin një dhe prindin dy.

Të reagojmë si shoqëri të largojmë vatrën e këtij helmi të madh shoqëror.

Më 11 Maj votojmë kundër këtij që ju kërkon fëmijëve të shohin fotot e tij n******d****o.

Në 11 Maj votojmë për njerëz me moral, për qytetarin, për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

 


Shtuar 22.04.2025 09:44