“Fajtori sot pa përgjigje”, Basha: Policia po përdoret si vegël për të mbrojtur kriminelët

Pas deklaratave të sotme të kryeministri Edi Rama në lidhje me vrasjet dhe aksidentet në vend, ka reaguar kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter. Basha shkruan se, sot fajtori ishte sot pa përgjigje, dhe se, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin.

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 15:23