Egli poston për herë të parë Gjestin: Dje, sot dhe nesër (FOTO)

Pas një rrugëtimi plot tensione, emocione dhe dyshime, Gjesti dhe Egli, duken më të bashkuar se kurrë.

Edhe pse marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, u vu disa herë në pikëpyetje, jashtë saj dyshja ka vendosur t’i japë një shans të vërtetë ndjenjave.

Në mbrëmjen festive të organizuar pas finales së spektaklit, të dy janë shfaqur të buzëqeshur dhe të përqafuar, duke lënë pas pasiguritë që shoqëruan raportin e tyre gjatë formatit.

Egli ka ndarë në “Instagram” një video ku shkruan: “Dje, sot dhe nesër”.

 


Shtuar 21.04.2025 08:02

Tags: ,