Alarmohen banorët/ Dy shpërthime të fuqishme në Sarandë, arrestohen dy të rinj

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:55,  dy shpërthime të fuqishme piroteknike kanë krijuar panik në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Plazhi i Ri”, ku qytetarët janë alarmuar nga zhurma e fortë dhe efekti i mjeteve të hedhura.

Menjëherë pas sinjalizimeve, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Si rezultat i veprimeve janë kapur në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për përdorimin e lëndëve piroteknike me shkallë të lartë shpërthimi.

Të ndaluarit janë identifikuar si Ervis Ogici, 18-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, dhe K. K., 17-vjeç, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz, Greqi.

Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po kryhen veprimet proceduriale.


Shtuar 21.04.2025 07:55